Rreth nesh
Shtëpia e kulturës “KOCO RACIN”-Shkup si institut është themeluar me ligj që nga viti 1954 dhe në kontinuitet ekziston në periudhën 5 dekadëshe deri më sot me një funksion të pasur kulturor ,atistik dhe arsimor me karakter të theksuar afirmues në drejtim të prezantimit dhe realizimit të nevojave kulturore dhe artistike të qytetarëve ,pamvarsisht moshës apo bashkësis etnike ,duke mbetur sinonim për embrionin e kulturës dhe artit maqedonas të pas luftës nga ku hapëruan shkrimtarët e par të pas luftës muzicientet, artistët ,artistë të artit figurativ nga të cilët një numër i madh i tyre arritën të bëhen doajen të artit maqedonas. Me rëndësi është të përmendet edhe shum politikan të dalluar shkencor mestëcilëve në arhivat e shtëpis ende ekzistojn emrat: Sllavko Janevski , Aco Shopov, Bllazhe Koneski, Gane Todorovski, Dimitar Solev, Stale Popov ,Srbo Ivanovski, Vase Mancev ,Rade Silan, Bistrica Kirodonev, Gorjan Petreski, Rajko Jovcevski, Velko Nedelkovski, Stojan Tarapuza, Naum Popeski, Emin Islami, Zekirija Nexhati etj. Ditët e sotme emra të njohur të muzikës në këtë Shtëpi kulture kan ndërtuar karierën e tyre: në muzikën serioze, Nikolla Atanasov , Vasil Atanasov ,Anastasia Nizamova, Milka Eftimova, Jasminka Cakar, Ante Marushiq (Udhëheqës të operës të atëhershme të Shkupit. Kontribut të vecant dhanë edhe emrat e njohur të muzikës :Vasil Atanasov-Oboa , Nikolla Atanasov-Flaut, Maestro Sasha Nikollovski ,Maestro Aleksandar Lekoski.Emra të njohur të muzikës popullore : Violeta Tomoska ,Esma Rexhepova , Aleksandar Sarievski, Nikolla Badev ,Muarem Serbezoski etj. Në artin figurativë vërehen emrat si: Dragan Boshnakovski , Trajko Matevski , Risin Kim, Tome Bundovski, Risto LLazarov ,Natasha Zafiroska-Stankovska, Aleksandar Jankullovski dhe Gjoko Matevski (Piktor akademik të cilët jetën e tyre ekaluan duke punuar si mësues në Shtëpin e kulturës ) dhe shumë të tjerë. Tribuna publike dhe debate të hapura jan mbajtur nga akademiku Bllazhe Ristovski , Dr.Prof LLazar LLazarov , Dr.Prof Lubomir Fërckovski, Petar Goshev, Stojan Andov, Vera Bitrakova, Draki Trajanovski, Dr.Stojan Kiselinovski, Xvezdan Georgievski, Prof Svetomir Shkariq, Gligor Stojkovski, Mersim Bilalli, Shaip Jusufi, Kiril Temkov, Nijazi Limanovski etj.Cmimet e shumëta që u dhan së pari këtu me rastin e konkurseve të ndryshme , shpeshëher u vërtetuan në fushat tjera në vend dhe jashtë saj .Bashkpunimi me një numër të madh të institucioneve kulturore dhe arsimore gjithmon ka treguar rezultate të dalluara mes të cilave do të vecojmë bashkpunimin me Fakultetin e Arteve të Bukura në Shkup, shkolla e artit të aplikuar “LLazar Licenovski”-Shkup , Q.SH.M.M.B ”Ilija Nikollovski –Luji”-Shkup, Qendra Kulturore Franceze , Kolegji Klea nga Kembrixhi. Në planin letrar Shtëpia e Kulturës ka realizuar bashkpunim me R.e Rumanisë, R.e Sërbis, R.e Malit të Zi, R.e Bullgaris. Tipari kryesor i Shtëpis së kulturës “Koco Racin” është njoftimi dhe afirmimi i nxënësve dhe talentëve të rinjë në forma të shumta të aktiviteteve të lira si anëtar të klubit të letërsis, artit, muzikës dhe dramës .Galerin “KO-RA” në pesë dekadad e fundit janë shfaqur vepra të artit , të artistëve të shumtë nga vendi dhe jasht saj , artist amator dhe profesionist ku ata prezantuan një numër të formave moderne të artit konceptual, instalimet, ndërhyrjet hapsinore, shfaqje dhe manifestime të shpeshta me ngjarje tematike: Ditët e Pranverës-ditët e ekologjis, konkurse letrare tradicionale të artit “Dëshira e Vitit të Ri”, Gruaja Simbol-“Frymëzim”, “Aprilijada”,”Pashkët”,”Ditët” etj. Me një fjalë Shtëpia e kulturës “Koco Racin” zhvillon dhe promovon impulset kreative për të krijuar përmbajtje autentike kulturore të rëndësishme për zonën tonë dhe për prezantim të denjë jashtë vendit .
KALENDARI I NGJARJEVE
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Monday, December 23, 2024 |
£Ó Äîì íà êóëòóðà „Êî÷î Ðàöèí“ Ñêîï¼å
JP SHTËPIA E KULTURËS “KOCO RACIN” SHKUP
PI House of Culture "Koco Racin" Skopje