Punëtori interaktive edukative “Si ta nxisim gjenialitetin tek të rinjtë”
Nga 21 shkurti filloi të realizohet pjesa e parë e projektit të IP Shtëpia e kulturës “Koço Racin”-Shkup e mbështetur nga Qyteti i Shkupit “Si ta nxisim gjenialitetit tek të rinjtë” i cili do të zgjasë deri më 5 qershor 2019.
Qëllimi i kësaj punëtorie është që të rinjtë të informohen, edukohen dhe të njoftohen me atë se çka paraqet motivimi, si të motivohen, si ta mësojnë me leht mësimin, si të bëjnë karier të suksesshme dhe para se gjithash si ti zgjidhin problemet nga jeta e përditshme. Poashtu do të flitet se si të nxisim gjenialitetin te të rinjtë e cila bazohet në 24 karakteristika që i kan gjenit.
Për këtë temë do të flas dr. Zharko Kostiq, folës motivimi. Në projekt do të kyçen sportist të suksesshëm, mjek, profesor, akademik, piktor dhe punëtor të kulturës.
Folësit tanë të parë ishin:
- Garo Tavitijan, muzicient i njohur i cili foli për ndikimin e dy karakteristikave të tij në karier (nxitje dhe guxim).
Sipas Garo Tavitijan jeta është ritëm. Që të keni sukses në jetë, duhet të jeni në ritmin tuaj. Mos u përshtatni në ritmin e të tjerëve.
- Dino Imeri, një prej pijanistëve më të talentuar botëror i cili na kënaqi edhe si folës, duke folur për karakteristikën e tretë dhe të katërt (përkushtim ndaj qëllimeve dhe njohurive) Dino nga përvoja e tij i porositi nxënësit e rinjë se pa marr parasysh se ku do të performojnë paramendojeni sikur jeni në salllën më të madhe të konferencave, në sallën më të njohur të koncerteve, stadion ose kudo qoft ju duhet të jepni maksimumin tuaj dhe suksesi nuk do të mungoj.
- Rebeka Jankovska-Risteski, këngëtare maqedone dhe kryetare e Shoqatës “Na jepni krah” poashtu është e njohur edhe për punën e saj humanitare. Rebeka me shembuj nga jeta e saj i njoftoi të rinjtë për 5,6, dhe 7 karakteristika të gjenive, kurse ato janë: sinqeriteti, optimizmi dhe aftësia për të arsyetuar.
- Eva Bogoevska, violiniste e talentuar dhe e suksesshme e cila ka marr pjesë dhe ka fituar në festivalet dhe garat më prestigjioze në bot. Ajo edhe pse ka vetëm 19 vjet, ka marr pjesë në festivalin prestigjioz Harnegi Holl I cili është ëndër për çdo muzicient klasik.
Eva u rekomandoi të rinjëve dhe atyre që ndëgjojnë të për të aritur sukses dhe plan profesional, përveç talentit duhet të keni edhe motiv, të motivoheni për punën tuaj e cila kërkon vetë-mohim dhe disciplin.
Pjesëmarrës në këtë punëtori janë nxënësit e SHF “Krume Kepeski” dhe pedagogia e tyre Magdalena Çorevska.
Lajme dhe Ngjarje
07.12.2023
14.10.2023
KALENDARI I NGJARJEVE
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Saturday, November 9, 2024 |
£Ó Äîì íà êóëòóðà „Êî÷î Ðàöèí“ Ñêîï¼å
JP SHTËPIA E KULTURËS “KOCO RACIN” SHKUP
PI House of Culture "Koco Racin" Skopje