Dita e Alfabetit - Kongresi i Manastirit (1908 - 2015
Shtëpia e kulturës Koço Racin -Shkup më 20 Nëntor organizoi aktivitet ky i kthyer në tradicional dhe i organizuar me shumë përkushtim.
Referatin me temë: “Kongresi i Alfabetit - Unifikim kulturor i kombit shqiptar” e prezantoi Dr. Zeqirja Rexhepi, historian nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Për imazhin artistik dhe ambientin e këndshëm përmes tingujve muzikorë u përkujdesën instrumentistët e mrekullueshëm: Argjira Çollaku (flautë) dhe Jetmir Mehmedi (kitarë).
U interpretuan dy poezi, gjegjësisht poezia ime “Manastir, portë e bekuar” (fituese e Çmimit - II “Drita e minatorit” - Mitrovicë, 2013), si dhe poezia “Katër shkronja të Alfabetit” e poetit Sami Sherifi nga Shkupi.
Po këtë mbrëmje u ndanë edhe çmimet për dy vepra poetike të krijueseve të reja, nga komisioni në përbërje: Fadil Curri, Rexhep Bajrami dhe Sadri Jakupi.
Çmimi i parë iu nda poetes Shpresa Kamberi dhe çmimi i dytë, Merita Islamit. Penë të mbarë e suksese në krijimtari!
Lajme dhe Ngjarje
07.12.2023
14.10.2023
KALENDARI I NGJARJEVE
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Tuesday, November 5, 2024 |
£Ó Äîì íà êóëòóðà „Êî÷î Ðàöèí“ Ñêîï¼å
JP SHTËPIA E KULTURËS “KOCO RACIN” SHKUP
PI House of Culture "Koco Racin" Skopje